Bëhet buçko fëmija që u bë simbol i urisë në Somali
Share
Fotoja e tij përpara disa muajsh u bë simbol i gjendjes që po kalonte Somalia. Zija e bukës që pllakosi në vend rrezikon akoma miliona njerëz, por të paktën Minhaj Gedi Farah ia ka dalë. Nëna e tij nuk kishte asnjë shpresë se vogëlushi skelet do ia dilte. Por jo vetëm që është shëndoshë e mirë, por pas javësh të tëra ushqimi intensiv dhe shërbimesh mjekësore, ai është transformuar në një buçko.

