Paketat e cigareve në Australi nuk do kenë më logo
Share
Australia bëhet vendi i parë në botë që ndalon logot e të tjera reklama në paketat e cigareve. Ligji i ri detyron që në paketa të mos shfaqet asnjë ngjyrë dalluese, dizajn i markës apo logo.
Në vend të kësaj paketat do kenë të gjitha ngjyra jeshile ulliri dhe shkronjat e mëdha të paralajmërimeve do mbulojnë 75 përqind të paketës, duke eklipsuar gjithçka tjetër. Marka do shënohet me germa të thjeshta.
Gjigantët e cigareve kanë paralajmëruar një beteje ligjore për miliarda dollarë. Ato thonë se kjo lëvizje dëmton vlerat e markave të tyre.

