Monarku absolut që zgjedh çdo vit një virgjëreshë për grua
Këto ditë në Suaziland, një vend i vogël malor në Afrikë, u zhvillua festivali i përvitshëm i quajtur Kërcimi i Kallamit. Gjatë këtij festivali gjigant, mbreti Msuati III, zgjedh një grua. Përpara tij kërcejnë një grumbull virgjëreshash të reja, dhe ai duhet të zgjedhë njërën prej tyre. Mbreti, i fundmi monark absolut në Afrikë, tani kërcënohet nga trazirat. Vendi që ka qenë prej kohësh krejt i qetë, është në prag shpërthimi, raportojnë mediat. Megjithatë mbreti nuk e ka problem. Ai ka 13 gra dhe sheh me kënaqësi virgjëreshat me gjoks jashtë që i afrohen atij. Qeveris si në mesjetë një vend që ka një shifër të pabesueshme të infektuarish me AIDS. Thuhet se mbi 1 e katërta e popullsisë është e prekur. Kjo është shifër zyrtare pasi mendohet se gjendja është më keq. Msuati pasoi në fron të atin, i cili po ashtu kishte 70 gra, 210 fëmijë dhe 1 mijë nipër e mbesa. Msuati lindi nga marrëdhënia që kishte mbreti me një shërbëtore, e cila ia doli që në kushtet e një vakuumi, të vendoste të birin në pushtet.

Mbreti Msuati gjate festivalit

Virgjereshat kercejne para Mbretit

Mbreti me nje nga grate e tij