E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami: Dortmund? Aspak frikë

“Borussia Dortmund meriton respekt, por jo edhe t’ia kemi frikën”. Kështu ka thënë mesfushori shqiptar i Napolit, Valon Behrami, para sfidës ndërmjet Napolit dhe Dortmundit, në rrethin e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

"Ne përballemi me një ekip të madh. Për ne kjo do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne duhet të besojmë me veten. Dortmundi duhet të respektohet, por edhe ne i kemi qëllimet tona. Kjo ndeshje nuk është vendimtare, por neve na duhet triumfi që të fillojmë në mënyrën sa më të mirë këtë edicion të Ligës së Kampionëve”, tha Behrami, i cili në këtë ndeshje pritet të jetë në përbërjen e parë, derisa Blerim Xhemajli do të jetë në bankinë.

“Nuk duhet t’i japim hapësirë për të luajtur Dortmundit, pasi që do të jetë me rrezik për ne. Duhet të përqendrohemi për të kontrolluar mesin e fushës dhe gradualisht të sulmojmë. Trajneri Benitez ka bërë ndryshime në lojën tonë dhe është koha që t’i tregojmë ato”, shtoi Behrami./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›