E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajme të mira për Casillas: Lëndimi jo i rëndë

Lajme të mira për tifozët e Real Madridit. Iker Casillas i është nënshtruar sot një kontrolli në spitalin Sanitas La Moraleja, ku është konstatuar se lëndimi i tij i pësuar mbrëmë në ndeshje me Galatasarayn, nuk ishte i rrezikshëm.

Në fakt, mjekët kanë konstatuar se veterani spanjoll kishte një ‘shembje’ të brinjve të pjesës së majtë të trupit, pas përplasjes me Sergio Ramosin dhe se do të bëjë tretmane në klinike, derisa të përmirësohet gjendja e tij.

Në parim, Casillas mund të luajë në ndeshjen e 2 tetorit ndaj Copenhagenit në Santiago Bernabeu, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›