E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea i Mourinhos, dikur dhe sot

Janë bërë 6 vite që nga largimi i Jose Mourinhos nga Chelsea. Ishte ndeshje zhgënjyese me skuadrën norvegjeze, Rosenborg, e fundit për strategun portugez me Chelsean.

Pas 6 vitesh Mourinho është rikthyer përsëri ndërsa sot pritet të rikthehet me Chelsean në garën më të fuqishme evropiane në ndeshjen ndaj Basel.

Mediat kanë bërë një analizë me formacionin e fundit të Mourinhos me Chelsean në vitin 2007 duke e krahasuar me formacionin që pritet të jetë sot në fushë.

Dilema mbetet nëse formacioni i atij viti ishte më i fortë se ky që pritet të jetë sot, apo Chelsea i viti 2007 ishte më "galaktik" se ky tani./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›