Behrami: Jemi të pafat në këtë fillim sezoni

Mesfushori kosovar i West Ham United, Valon Behrami, thotë se ai nuk po arrin të kuptojë shkakun e rezultateve të dobëta këtë fillim sezoni.
Behrami, i cili aktivizohet për kombëtaren e Zvicrës, është rikthyer së fundi në aksion pas lëndimit që e la atë jashtë fushe për disa muaj, por megjithatë nuk ka arritur të ndihmojë ekipin të dalë nga rezultatet e dobëta. West Hami u mposht edhe një herë këtë fundjavë, kësaj here në udhëtim te Stoke City me rezultat 2-1.
"Ne bëmë gabime. Dhe çdo gabim që kemi bërë, na është shpaguar me gol. Kjo është e çuditshme. Ndonjëherë bëjmë vetëm një gabim dhe ata shënojnë, por ekipet tjera bëjnë tre ose katër gabime, por ne nuk arrijmë të shënojmë. Këtu është dallimi", ka thënë Behrami.
"Premier Liga është e tillë. Ne thjesht jemi në një fazë të pafat. Po, është shumë vështirë. Mendoj se kemi luajtur shumë mirë dhe e kemi kontrolluar ndeshjen, por në fund humbëm dhe kjo është shumë e vështirë", ka shtuar shqiptari.