Tregu shqiptar, s'ndikohet nga rritja e naftës

Rritja e naftës në tregun botëror të karburanteve nuk është ndjerë ende në Shqipëri. Një fuçi naftë është shkëmbyer dje me rreth 80 dollarë ndërkohë që për pesë muajt e fundit ajo është shkëmbyer me rreth 70 dollarë. Ari i zi ka pësuar një rritje të dukshme në tregun botëror dhe kjo shpjegohet me faktin e rritjes së kërkesës dhe uljen e dollarit në tregun e këmbimit valutor. Specialistët e shohin këtë rritje të cmimit dhe në një aspekt pozitiv pasi sipas tyre kjo tregon që ekonomia po rimëkëmbet pasi gjatë krizës cmimi i naftës u ul dukshëm. Ulja e cmimit të naftës shpjegohet me faktin e uljes së kërkesës për karburant gjatë krizës ekonomike. Ndërkohë që në Shqipëri ky efekt nuk është ndier akoma tregtarët në pikat e karburantit shprehen se pritet që të ndodh pas pak ditësh .