E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami: Nëse Roma më thërret, shkoj menjëherë

"Nuk do ta kisha problem të luaja me bluzën e verdhekuqve, madje, te Roma do të kthehesha me dëshirë". Valon Behrami është i qartë: nëse do të merrte një telefonatë nga Trigoria, nuk do ta refuzonte ftesën. Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane saktëson më tej: "Tek Uest Hemi jam i lumtur, por nëse ata tani do të kenë nevojë të më shesin, do të ikja. Por mos flisni për krizë ekonomike, sepse kam biseduar me drejtuesit dhe më kanë siguruar se nuk ka asnjë problem dhe se nuk kanë ndërmend të më shesin". Por tifozët e Lacios ç‘do të bënin kur ta shikonin me fanellën e Romës? "E di që do ta merrnin për keq, por jam një profesionist dhe në futboll ndodh edhe kjo. Nëse një ditë do të më duhej të shkoja te Roma, do të shkoja pa problem". Pra, mundësia e kalimit te verdhekuqtë është reale. Vetëm pak ditë më parë, ishte menaxheri i tij, Alesandro Beltrami, që deklaroi se do të takohej me drejtuesit e Romës, duke shtuar se kryeqttetasit ishin interesuar për marrjen e futbollistit edhe në verë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›