E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federata humbet 15 milionë euro

Pas eliminatoreve të muajit tetor, shanset e Portugalisë për t‘u kualifikuar në Botërorin 2010 janë kompromentuar dukshëm. Një pjesë e "meritës" i takon edhe Shqipërisë, që, pavarësisht se me inferioritet numerik, arriti të merrte 1 pikë nga sfida e së mërkurës. Tashmë, me vetëm 5 pikë të grumbulluara në 4 ndeshjet e para, luzitanët kanë filluar të bëjnë llogaritë dhe prej tyre del se në rast dështimi, kanë shumë për të humbur. Sipas mediave, Federata Portugeze rrezikon të humbasë 15 milionë euro (ose edhe më shumë), nëse skuadra nuk siguron një vend për në finalen që zhvillohet në Afrikën e Jugut. Krahasimi është bërë me shifrat e përfituara pas pjesëmarrjes në Botërorin 2006. Sipas burimeve pranë FPF-së, nga aktiviteti në Gjermani u përfituan 22.5 milionë franga zvicerane (14.7 milionë euro) në formë premiosh nga FIFA dhe diçka më shumë se 500 mijë euro të paguara nga sponsorët. Portugalia nuk mungon në një kompeticion madhor që prej zhgënjimit të vitit 2000, në Evropianin e zhvilluar në Holandë dhe Belgjikë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›