E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shuplakë" Ferrarit: motor unik në F1

Federata Ndërkombëtare e Automobilave (FIA) dëshirën që në emër të uljes së kostove të të gjitha skuadrave të futet në përdorim i njëjti motor, duke filluar që nga 2010. Në një komunikatë të bërë publike dje, para provave të lira në pistën e Shangait, FIA ka njoftuar hapej e një gare të ndezur "për përzgjedhjen e një furnitori të vetëm të motorëve dhe sistemeve të transmisionit, të cilat do të përdoren në nga pjesëmarrësit në Kampionatet e Botës së Formula Një në 2010, 2011 e 2012".

PROVOKIMI - Komunikata, të cilën disa e quajnë një provokim të radhës që nënvizon dramacitetin e situatës financiare të Formula 1, vjen vetëm pak ditë para mbledhjes së javës së ardhshme mes presidentit të FIA-s, Maks Mosli, e FOTA-s, shoqërisë së skuadrave të F1, të formuar në muajin korrik. Dy drejtues të skuadrave të F1, Vijay Mallah i Force India dhe Gerhard Berger i Toro Rosso, kanë pohuar se nuk janë informuar për iniciativën e re para daljes së komunikatës. Luka Kolajani, i zyrës së shtypit të Ferrarit, nuk ka dashur të komentojë iniciativën e FIA-s, duke thënë se "nuk është ky momenti i duhur për të folur". Megjithatë, kjo komunikatë provokon Top-skuadrat, të cilat nuk e kishin menduar kurrë se mund të merrej një vendin i tillë. Sidomos për Ferrarin, i cili furnizon me motorë dhe dy skuadra të tjera.

KARTONAT NË F1 - Ndëshkimi me karton, përjashtimi dhe skualifikimi do të futen edhe në F1. Bernie Ekleston, padroni i Formula 1 mendon për sanksionet tipike të futbollit, për të ndëshkuar sjelljet jo korrekte të pilotëve. Praktikisht, kush gabon më shumë mund të ndëshkohet për një garë. "Rregullat duhet të respektohen. Nëse nuk do të ndodhte kjo, sigurisht që nuk do të ishte pozitive për F1. Theksoj se komisarët kanë marrë vendimet e duhura në garat e fundit: pilotët e ndëshkuar kanë thyer rregullat", ka thënë Ekleston në një intervistë për revistën gjermane "Auto, Motor und Sport".

PARAKALIMET - Eklestone është i bindur që do të ishte fondamentale, megjithatë, sipas tij, u ndalon pilotëve të kenë atë që njerëzit duan më shumë, agresivitetin: "Duhet të jesh i kujdesshëm dhe të evitosh ndëshkimin në çdo tentativë që bën. Ndryshe, pilotët nuk do të provojnë më kurrë të parakalojnë". Por, ajo që ka ndodhur kohët e fundit, duket një probleme real, pasi shikohet influenca e mundshme e komisarëve në krahasim me vlerat e para në pistë.

MBI PALET - Ja ku Berni hedh hipotezën adoptimin e një modeli futbollistik. "Do të doja një gjyqtar mbi palët, të aftë në pak kohë të bëjë vlerësimin dhe të nxjerrë kartonin e verdhë, ashtu siç ndodh në futboll. Disa mund të meritojnë kartonin e kuq, disa të verdhin. Kur akumulohet një shumë kartonësh, piloti në fjalë të pezullohet për garën e ardhshme".

JO GP-së FRANCËS - Do të zhvillohen plot 17 gara në sezonin e ardhshëm (2009) të Formula 1, sepse Çmimi i Madh i Francës në cirkuitin e "Magny Cours" është fshirë nga kalendari për shkak të vështirësive financiare, kështu që në të nuk do të garohet sezonin tjetër. Lajmin e ka konfirmuar në mikrofonat e "Sky Sport" padroni i Formulës 1, Berni Ekleston. Pas këtij përjashtimi mund të rifutet në kalendar Çmimi i Madh i Kanadasë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›