Behrami, borxhli ndaj Zvicrës

“Unë jam futbollist që i përkas përfaqësueses së Zvicrës, kjo është e qartë. Unë do të jetoj në Zvicër edhe pas karrierës, familja ime është rritur këtu. Jam shqiptar me origjinë, por Zvicrës i takoj. Unë nuk i harroj të mirat e këtij vendi. Do të thosha se zemra ime i përket përgjysmë Zvicrës dhe Shqipërisë. Por, këmbët e mia, trupi dhe forca, gjithmonë do të japin gjithçka për Zvicrën. Nga ky shtet kam përfituar shumë”, deklaroi futbollisti kosovar për uebfaqen tdg.ch.
“Vendimi për të luajtur për Zvicrën ka qenë i thjeshtë: Zvicra e ka ndryshuar jetën time dhe të familjes. Kjo zgjedhje ka qenë logjike”, ka thënë Behrami, i cili e pranon se ndeshja me Shqipërinë do të jetë e veçantë dhe me ndjenja të përziera, por që siguron se në fushë, Shqipërinë do ta konsideron si të gjithë kundërshtarët tjerë.