A e dini se Kuqi i shënoi Shqipërisë? (video)

Zvicra dhe Shqipëria ndeshen sonte në mbrëmje në Luzern në kuadër të Grupit E kualifikues për Kampionatin botëror 2014.
Do të jetë kjo një ‘përballje shqiptare’ duke llogaritur se në skuadrën helvetike luajnë plot pesë futbollistë shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi.
Andaj, ekziston mundësia që ndonjëri prej tyre ti shënojë ekipit kuqezi. Rreth kësaj është shprehur mesfushori Xhaka i cili tha se nëse i realizon Shqipërisë nuk do të festojë golin për shkak të respektit ndaj origjinës së tij. Por, edhe nëse ndonjëri prej tyre bëhet golashënues në duelin e sotëm, ata nuk do të jenë shqiptarët e parë që i shënojnë Shqipërisë.
Këtë para tyre e bëri sulmuesi kosovar Shefki Kuqi, reprezentues i Finlandës i cili realizoi në Qemal Stafa në fitoren 2-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2002.