E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhani: Bashkë e shpëtojmë PartizaninPresidenti i Partizanit bisedoi me të gjithë lojtarët. Kapiteni Orges Shehi: Kam besim se presidenti do të na paguajë ose siç edhe na ka parapaguar kur punët e tij kanë shkuar mirë”.

Partizani, duket se është një hap larg zgjidhjes së problemeve, që e kanë “mbërthyer” ditët e fundit. Presidenti i 15-herë kampioneve të Shqipërisë, Albert Xhani, ka biseduar në linjë telefonike në orët e pasdites së të enjtes me të gjithë lojtarët e skuadrës së tij, përfshirë kapitenin Orges Shehi.

Xhani (investon prej më shumë se 10 vjetësh te Partizani)pranoi ekzistencën e vështirësive financiare, duke marrë mirëkuptimin e tyre për ta përballuar këtë situatë së bashku. Partizani ndodhet në vendet e fundit të renditjes, pavarësisht se nuk e ka merituar këtë, parë dhe lojërat e zhvilluara me kundërshtarët më të mëdhenj në futbollin shqiptar. 

Kapiteni Orges Shehi pas bisedës me presidentin Albert Xhani:“Do të luaj për Partizanin edhe pa lekë. Të gjithë kemi ëndërruar për këtë fanellë dhe sot kemi rastin më të mirë për të treguar se sa vlen kjo fanellë.

"Kam besim se presidenti do të na paguajë ose siç edhe na ka parapaguar kur punët e tij kanë shkuar mirë. Unë i pari edhe gjithë shokët e mi duhet të besojmë tek Xhani dhe duhet t`i bëhemi krahë presidentit”, -theksoi një nga portierët më të mirë të kampionatit shqiptar e që luan nga gjysma e sezonit 2005-2006 me Partizanin (31 vjeç, 341 ndeshje në Superligë, nga këto 105 ndeshje me të kuqtë).

Duke parë vështirësitë, pavarësisht “armikut” kohë e cila është shumë e kufizuar në merkato, presidenti Xhani ka marrë premtimin e lojtarëve se ata do të bëjnë maksimumin për të manaxhuar me kujdes këtë situatë.

Sipas Xhanit, një prej presidentëve më të vjetër në Superligë, në fund te gjithë do te ndihen te lumtur sepse lojtaret do te paguhen deri ne kacidhen e fundit, kurse Partizani do të jetë i gatshëm që me bërthamën e këtij grupi të behet pretendent sezonin tjetër.    

Xhani lëshoi edhe një deklaratë të shkurtër: “Dua ti falënderoj lojtarët e mi që po më bëhen krahë në këtë situatë. Dua ti garantoj ata se po punoj që shumë shpejt tu shlyej të gjitha detyrimet deri në fund të sezonit.

"Në radhë të parë mirësjellja e tyre dhe besimi qe kane tek fanella e kuqe me kanë bërë të lumtur. Dua ti siguroj se do tua shpërblej shpejt. Të gjithë më kane premtuar se do të me ndodhen në krah të djathtë”.

E Enjte, 22 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›