E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami i varur nga Baptista

Nga Express më 28 dhjetor 2010 në ora 17:25

Roma do ta konkretizojë transferimin e Valon Behramit vetëm nëse Julio Baptista pranon që të transferohet në Malaga.

Klubi italian shpreson që futbollisti brazilian ta pranojë largimin, për t’ia bërë më pas një ofertë serioze West Ham Unitedit për mesfushorin kosovar.

E përditshmja italiane, Corriere dello Sport shkruan se West Ham United kërkon së paku 3 milionë euro për përfaqësuesin zviceran, një shumë kjo që vlerësohet e lartë për momentin për ekipin Giallorossi.

Pra, gjithçka nga e ardhmja e 25 vjeçarit varet nga e ardhmja e përfaqësuesit brazilian, 28 vjeçarit Baptista.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›