E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anulohen 7000 fluturime në SHBA

Nga Express më 28 dhjetor 2010 në ora 17:42

Rreth shtatë mijë fluturime janë anuluar si pasojë e stuhisë dhe dëborës në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara. Autostradat që të çojnë drejt aeroporteve të New Yorkut u hapën mbrëmjen e së hënës, por aeroplanët nuk u ngritën në pjesën dërrmuese të verilindjes amerikane.

Shumë udhëtarë kanë mbetur të bllokuar ose duhet të ndryshojnë datat e udhëtimeve si pasojë e bllokadës së shkaktuar nga moti.

Në anën tjetër prokuroria ruse ka nisur hetimet lidhur me vonesat e fluturimeve dhe bllokimin e mijëra udhëtarëve në aeroporte.

Qëllimi i hetimeve, sipas burimeve zyrtare ruse, është "mbrojtja e të drejtave të udhëtarëve".

Gjatë këtyre ditëve, ku janë anuluar mbi 200 fluturime, udhëtarët e mbetur në aeroporte ankohen për mungesën e ujit në tualete si dhe ndërprerjet e energjisë elektrike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›