Vesa, Çiljeta dhe Shpati në “Dancing with the Stars”
“Dancing With the stars Albania”, pritet që së shpejti të startojë edicionin e dytë të tij.
Deri tani, për mediat është zbuluar se Alketa Vejsiu do ta prezantojë shtatzënë këtë spektaklin, por “Bluetooth”, zbulon sot shumë detaje të reja…
Në krah të saj edhe këtë vit do të qëndrojë djaloshi simpatik, Genti Zotaj. Ndërsa lista e konkurrentëve është shumë e nxehtë…
Kështu pjesëmarrës këtë vit mësohen të jenë: Edmond Tupja, Shpat Kasapi dhe Olsi Mingomata (i “Big Brother”), ndërsa nga vajzat mësohet se do të marrin pjesë: Vesa Luma, Çiljeta Xhilaga dhe Olta Gixhari. Këto janë vetëm 6 nga emrat pjesëmarrës, 6 të tjerët mbeten ende enigmë…
Pritet që edhe konkurrentët e tjerë të bëhen të ditur në ditën në vijim përderisa për regjinë e festivalit është duke u përkujdesur regjisorja Vera Grabocka.