Behrami, jashtë kundër Spanjës

Përfaqësuesja zvicerane do të jetë e hendikepuar me futbollistët kyç, Valon Behramin dhe kapitenin Alexander Frei, në ndeshjen e tyre hapëse të Botërorit 2010, kundër Spanjës, e cila do të zhvillohet të mërkurën.
Të dy futbollistët vuajnë nga një lëndim në nyjën e këmbës dhe në kofshë, andaj nuk kanë mundur të jenë të gatshëm për këtë lojë. Lajmin e ka bërë të ditur selektori i Helvetikëve, Ottmar Hitzfeld.
“Nuk e kam ftuar Valon Behramin për këtë lojë, kështu që ai duhet të përqendrohet për tretman, për të qenë gati për ndeshjen me Kilin”, ka thënë Hitzfeld. “Kam vendosur që as Alex Frey të mos luajë”, shtoi trajneri gjerman.
Mungesa e kapitenit Frey është një lajm i mirë për sulmuesin gjilanas Albert Bunjaku, i cili ndoshta mund ta fitojë një minutazh, në përballje me kampionët e Evropës. Edhe talenti kosovar Xherdan Shaqiri mund ta shijojë ndonjë minutë. Zvicra do ta zhvillojë lojën e dytë me 21 qershor, kundër Kilit.