Maradona, trajner? Ishte vetëm lojtar i madh

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, në një intervistë për të përditshmen “Estado de Sao Paolo”, e ka shprehur mendimin e tij për selektorin aktual të Argjentinës, Diego Armando Maradona, të cilin e ka lavdëruar posaçërisht për sukseset e tij si lojtar, por jo edhe si trajner.
“Maradona thjesht ishte një lojtar i madh. Në realitet, Diego është trajner që një kohë të shkurtër dhe fushata e tij eliminuese për Botëror nuk ishte më e mira. Mirëpo, Argjentina, duke filluar nga e teta e finales, do të jetë një Kombëtare që vështirë mund të mposhtet, pasi që ka në ekip lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi, një njeri që mund ta vendosë ndeshjen i vetëm”, ka thënë kreu i futbollit evropian.
Sa i përket skuadrës favorite për ta fituar Botërorin, Platini mendon se Brazili ka mundësi të mira pasi ka ekip solid, ka fituar në eliminatore, Kupën e Konfederatave dhe Kupën e Amerikës.