E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zelanda e Re barazoi me Sllovakinë

Zelanda e Re dhe Sllovakia kanë luajtur baras, 1:1, në ndeshjen e dytë të Grupit F në Kampionatit botëror. Të dyja këto gola u realizuan gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, e cila u karakterizua me shumë pak raste të mira shënimi.

Ndeshja e dytë e rrethit të parë në Grupin F të Kampionatit botëror e zhvilluar të martën ndërmjet Zelandës së Re dhe Sllovakisë ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Ndonëse ndeshja ishte monotone me pak aksione të rrjedhshme, por edhe me më pak raste shënimi, kombëtarja sllovake ishte ajo që dominoi në posedim të topit deri në minutën e 50-të, kur kjo skuadër kaloi në epërsi prej 0:1. Këtë gol për kombëtaren e Sllovakisë me kokë e realizoi Robert Vittek.

Pas këtij goli të pësuar, Zelanda e Re filloi t’i bëjë presion më të madh ekipit kundërshtar me qëllim që ta barazoj rezultatin. Por, Zelanda e Re synimin e arriti vetëm në minutën e 93-të të ndeshjes, atëherë kur pritej fishkëllima e fundit e gjyqtarit - kur Winston Reid shënoi gol me kokë për rezultat përfundimtar, 1:1.

Duhet theksuar se gjatë gjithë kësaj ndeshje, të dyja ekipet i kanë plasuar vetëm nga dy gjuajtje në drejtim të kornizave të portave, dhe ky fakt më së miri dëshmon se ndeshja ishte monotone për tu shikuar.

Me rezultat të njëjtë kishte përfunduar të hënën mbrëma edhe ndeshja e parë e këtij grupi, ndërmjet Italisë dhe Paraguait – të dyja këto ekipe të cilat vlerësohen si më favorite për të kaluar me sukses nga faza e grupeve, në dallim me Zelandën e Re dhe Sllovakinë.

Grupi F
Italia – Paraguai 1:1
Zelanda e Re – Sllovakia 1:1

Tabela
Italia 1 1
Zelanda e Re 1 1
Paraguai 1 1
Sllovakia 1 1

Zelanda e Re – Sllovakia (13:30)

Zelanda e Re dhe Sllovakia përballen në ndeshjen e tyre të parë në Grupin F, në Rustenburg të martën. Kampioni i botës në fuqi, Italia dhe Paraguai janë favoritë për t’u kualifikuar nga grupi, por Zelanda e Re dhe Sllovakia synojnë të sjellin ndonjë befasi.

Zelanda e Re do të shpresojë t’i tregojë botës se çka mund të bëjë pas kualifikimit për në Botërorin e parë nga viti 1982. Forma e tyre në ndeshjet përgatitore nuk ka qenë më e mira, por fitorja ndaj Serbisë 1-0 ka shtuar vetëbesimin në ekip. Selektori Ricki Herbert do të ketë në dispozicion qendërmbrojtësin Ryan Nelsen, i cili kishte pasur probleme me një infeksion në vesh.

Ndërsa, Rory Fallon dhe Chris Killen pritet ta udhëheqin sulmin. Sllovakia do të paraqitet për herë të parë në Botëror pas përfundimit në pozitën e parë të grupit kualifikues, ku përfshiheshin edhe Sllovenia, Polonia, Irlanda e Veriut dhe Republika çeke. Mbrojtësi i Liverpoolit, Martin Skrtel ka tejkaluar problemin në nyjën e këmbës.

Edhe Miroslav Stoch duket se është rikuperuar nga lëndimi i gjurit, që i kishte pamundësuar të stërvitet me ekipin javën e kaluar. Të gjithë sytë do të jenë te mesfushori i Napolit, Marek Hamsik, i cili spekulohet se kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›