Për 6 muaj shpenzohen rreth 5 milion euro
Autori i Lajmit: red.
Qeveria e Republikës së Kosovës, në krye me Hashim Thaçin, ka shpenzuar më pak se qeveritë e kaluara, pothuajse në çdo pozicion, përfshirë dhe shpenzimet për naftë dhe benzinë, të cilat këtë vit janë rritur së paku 50 për qind. Po ashtu kjo qeveri ka paguar shpenzime të bartura nga qeveria e kaluar në një shumë prej 2 milionë e 52 mijë euro për dreka-darka, karburante etj. Këto shpenzime janë bërë publike të hënën në mbledhjen rregullt të qeverisë së Kosovës.
Për gjashtë muajt e parë të vitit qeveria Thaçi ka shpenzuar mbi 4 milionë e 781 euro, shumë kjo që është për 28 për qind më e ulët se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Qeveria e Çekut kishte shpenzuar mbi 6 milionë e 666 mijë euro. Kjo shumë përfshin shpenzimet buxhetore në nivel të kryeministrit dhe ministrave.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit, qeveria Thaçi ka shpenzuar 256. 585 mijë euro në dreka zyrtare, shifër kjo 27 për qind më e ulët se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Për dreka zyrtare, qeveria e kaluar me në krye Agim Çekun, për gjashtëmujorin e vitit 2007, kishte shpenzuar afër 350.838 euro.
Shpenzime nga qeveria e tanishme për furnizim me pije dhe ushqim janë bërë në shumën prej 2 milionë e 59 mijë euro, megjithatë edhe kjo shifër rezulton më e ulët se në qeverinë Çeku, i cili në njëjtën periudhë kohore për pije dhe ushqim kishte shpenzuar 20 për qind më shumë, duke arritur në mbi 2 milionë e 576 mijë euro.
Karburantet vazhdojnë të mbesin barrë e rëndë e buxhetit të Kosovës. Në gjashtë muaj qeveria Thaçi për karburante ka shpenzuar mbi 1 milionë e 902 mijë euro. Por për të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit të kaluar, për karburante ishin shpenzuar 26 për qind më shumë, duke arritur në mbi 2 milionë e 566 mijë euro, megjithëse nafta dhe benzina ishin 50 për qind më lirë.
Ndërsa në udhëtime në këtë gjashtëmujor, qeveria Thaçi ka shpenzuar mbi 563 mijë euro, por 52 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit.
Qeveria Çeku për gjashtëmujorin e vitit 2007 për udhëtime kishte shpenzuar mbi 1 milionë e 172 mijë euro.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008