E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari, opozita mocion për qeverinë

Autori i Lajmit: red.
Nacionalistët opozitarë bullgarë protestojnë me kërkesë për zgjedhje të parakohëshme, ndërsa Parlamenti sot do të votojë një mocion besimi për Qeverinë, me kërkesë të qendrës së djathtë opozitare.
Anëtarët e partisë nacionaliste Ataka, e cila ka 21 deputetë prej gjithsej 240, para ndërtesës presidenciale dhe qeveritare, si dhe para ndërtesës së Kuvendit vendosën të dielën mbrëma tenda dhe paralajmëruan se do të mbesin aty deri në dorëheqjen e Qeverisë së kryeministrit Sergej Stanishev dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Protestat vijuan pasi Komisioni Evropian javën e kaluar për shkak të korrupsionit dhe mosshfrytëzimit të mjeteve evropiane, ngrinë shumë miliona euro mjete financiare për Bullgarinë.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›