E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, tension i ri politik

Autori i Lajmit: red.
Nënkryetari i partisë më të madhe opozitare maqedonase, Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev është arrestuar nga policia.
Zaev është edhe kryetar i Komunës së Strumicës, dhe policia dyshon se ai e ka keqpërdorur postin zyrtar.
Lidhja Social Demokrate ka bërë të ditur se pas arrestimit të nënkryetarit të kësaj partie, do të mblidhet kryesia qendrore për të marrë qëndrim për veprimin e mëtejmë të kësaj partie.
LSDM, arrestimin e zyrtarit të lartë partiak e vlerëson si të motivuar politikisht.
Vendimin për arrestimin e tij e ka marë Gjykata Penale, me kërkesë të prokurorisë, e cila nuk mbështeti vendimin e gjyqit që Zoran Zaev të mbrohet në liri.
Zoran Zaev u arrestua edhe dy javë më parë, por më pas u lirua që të mbrohet në liri.
Partia opozitare LSDM, por edhe disa parti tjera më të vogla, nuk marrin pjesë në punimet e parlamentit, për shkak të ndjekjes penale të siç thonë jo vetëm të nënkryetarit të LSDM-së, por edhe të disa ish-funksionarëve të tjerë të partive opozitare.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›