E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senati konfirmoi Tracyin ambasadore në Kosovë

Senati i Shteteve të Bashkuara i ka konfirmuar ambasadorët amerikanë në 16 vende, përfshirë edhe Kosovën.s

Janë konfirmuar edhe ambasadorët e rinj amerikanë në Barbados, Kamboxhë, Indi, Kroaci, Estoni, Gjeorgji, Haiti, Letoni, Libi, Maltë, Nikaragua, Panama, Togo, Tunizi dhe Uruguaj.

Ambasadore e re e Shteteve të Bashkuara në Kosovë do të jetë Tracey Ann Jacobson, e cila si ambasadore kishte shërbyer në Turkmeni dhe në Taxhikistan.

Zonja Jacobson, një diplomate karriere nga Shërbimi i Lartë Diplomatik, së fundit ka shërbyer si zëvendës drejtoreshë e Institutit për Shërbim të Jashtëm (FSI).

Ajo ka shërbyer edhe si zëvendës sekretare ekzekutive në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ndërsa ka punuar si diplomate në Seul të Koresë Jugore, Moskë të Rusisë, e të tjera.

Aktualisht, ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë është Kristofer Dell.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›