E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali, 27.6 mln euro për Pepe Reinan

Oferta

Arsenali po përgatit një ofertë me vlerë 27.6 milionë euro (23 milionë sterlina) për portierin e Liverpulit, Pepe Reina. Sipas tabloidit “The Sun”, trajneri Arsen Venger ka hedhur sytë nga “gardiani” spanjoll, pasi 27-vjeçari Mark Shvarcer së fundmi ka rinovuar për 6 vjet kontratën me Fulham. Gjithsesi, transferimi i Reinas te “topçinjtë” nuk duket një mision i lehtë, pas trajneri i Liverpulit, Roi Hodgson, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga asnjë prej lojtarëve kryesorë. Venger ka qenë mjaft aktiv në merkato, duke kërkuar një numër 1 për portën, pas pasigurive që kanë shfaqur Manuel Almunia e Lukasz Fabianski gjatë edicionit të kaluar. Pesë vjet më parë, “Reds” kanë paguar diçka më shumë se 7 milionë euro për të blerë Reinan nga Vijareali. Portieri nuk luajti asnjë minutë në Botërorin 2010, ku Spanja triumfoi.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›