E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkato e Interit, ende enigmë e ardhmja e Balotelit dhe Maikon

është rikthyer por nuk ka folur fare duke u arratisur në qetësi dhe tani mund të riniset sërish. Mario Balotelli ka mbërritur me Iiterin e tij në Milano por ai duhet të përshëndetet me skuadrën e tij pas vetëm një jave. Kohë kjo në të cilën do të mbyllet edhe përfundimisht transferimi i tij te Manchester City. Por nëse për Balotellin ka shpresa se ai mund të kalojë te City tjetër diskutim është për Maikon i cili është një nga pikat e referimit të Interit dhe Benitez nuk dëshiron ta humbasë. Merkato e Interit në ditët në vijim do të jetë e nxehtë pasi edhe koha po shtrëngon dhe operacionet e përfolura mund të përfundojnë. Balotelli është një ditë në Manchester dhe një ditë në Milano pasi mediat njëhere e quajnë fakt të kryer transferimin e tij ndërsa në një tjetër moment sheh vështirësi në tratativë. Balotelli do të jetë disa ditë i grumbulluar me kombëtaren e Prandellit dhe më pas do të bashkohet sërish me Interin vetëm nëse nuk është arritur ndonjë akord brenda së mërkurës mes Interit dhe Cityt. Diskutimi për Maikion është tjetër pasi ai është një futbollist që Murinjo e do me çdo kusht dhe e dinë për çfarë. Pasi Maikon është me te vërtete një lojtar i pazëvendësueshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe është një lojtar unik. Benitez e ka kuptuar një gjë të tillë dhe i ka kërkuar Moratit të mos e shesë, Reali e ka rritur ofertën me tre million euro duke e çuar në 25 por Interi kërkon afërsisht 30 . Vetëm nëse do të shesin kampionët e Italisë do hidhen në merkato por koha po shtrëngon dhe nëse Balotelli e Maikon largohen nuk do të jetë e lehtë të zëvendësohen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›