Nuk do të hetohet, Adriano buzëqesh
Adriano është fshirë zyrtarisht nga lista e personave të dyshuar rreth hetimit që ka lidhje me trafikantin e drogës, Atanasio da Silva (me të cilin sulmuesi i ri i Romës kishte disa foto me armë lodër). Fillimisht dyshohej se ish-lojtari i “seleçaos” kishte futur në qarkullim rreth 35 mijë euro për shokun e tij, por Adriano arriti të bindte policinë braziliane se është i pafajshëm. Futbollisti 27-vjeçar nuk do të jetë më i detyruar të paraqitet në vendlindje për të dëshmuar përsëri. Megjithatë, dyshimet për lidhjet e Adrianos dhe Atanasio da Silva nuk janë zhdukur plotësisht dhe ende nuk mund të thuhet se “Perandori” e ka hedhur pas shpine ngjarjen. Lajmi pozitiv për Romën është se të paktën në këtë periudhë sulmuesi mund të përgatitet me qetësi për sezonin e ri futbollistik.
#