Behrami shënon në fitoren e West Ham (VIDEO)

Pas një kohe të gjatë, Valon Behrami e ka gjetur golin. Mesfushori kosovar ka kontribuuar mjaft në fitoren e skuadrës së tij West Ham United kundër Hull City, që përfundoi 3:0.
Ish futbollisti i Lazios e kaloi klubin londinez në epërsi qysh në minutën e tretë të ndeshjes, derisa avantazhin e vendësve e shtoi sulmuesi Cole në minutën e 59-të të takimit.
Ndërsa rezultatin përfundimtar e shënoi Faubert në minutën e fundit. Hull nga minuta e 53-të luajti me një lojtar më pak, pasi Fagan u ndëshkua me karton të kuq.
Mesfushori kosovar luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa West Ham u ngrit në pozitën e 13-të në Premierligë.
Kuqi ia solli fitoren Swanseas
Shefki Kuqi ia ka dhuruar fitoren skuadrës së tij Swansea City, e cila rrëmbeu tri pikë të vlefshme në fushën e Derby Countyt. Sulmuesi kosovar e shënoi golin vendimtar në minutën e 71-të të ndeshjes, në fitoren minimale 0:1 të Swanseas.
Veterani me nënshtetësi finlandeze luajti gjatë gjithë ndeshjes, duke konfirmuar formën e tij të mirë. Në këtë ndeshje dy futbollistë u ndëshkuan me kartonë të kuq: McEveley (66’) i vendësve dhe Pintado (71’) i mysafirëve. Ndërkohë, kosovari tjetër Besian Idrizaj, nuk është inkuadruar fare në ndeshje.
Goli i Behramit