E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazari: Inter fiton, por jo prej Murinjos

Polemika

Hapet zyrtarisht lufta mes Murinjos dhe “koalicionit të Serisë A”, i përbërë nga presidentët, analistët dhe trajnerët e klubeve të këtij kampionati, me të vetmin qëllim shkatërrimin e portugezit, që është shkaktari i gjithë këtyre polemikave. Goditja e radhës për Murinjon vjen nga trajneri i Napolit, Mazari: “Murinjo është fenomen mediatik, gjithnjë flet për para dhe buxhet, por nëse e krahasojmë ekipin tim me të tijin, unë kam fituar shumë më shumë se ai. Nuk kam kohë të mendoj për fraza dhe slogane, por ai ka kohë, sepse e ka një ekip me kampionë, të cilët luajnë si duan vetë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›