Venger në telashe, rrezikon skualifikimin
UEFA
Sipas “The Times”, menaxheri i Arsenalit, Arsene Venger, mund të përballet me masa disiplinore nga UEFA për sulmin e tij verbal ndaj arbitrit Martin Hanson. Francezi, ditë më parë, e përkufizoi arbitrin si “jo kompetent dhe i padrejtë”, pasi Arsenal pësoi golin e dytë në mënyrë të parregullt në humbjen 2-1 nga Porto në Do Dragao. Incidenti në fjalë ndodhi gjatë një goditjeje të lirë, kur mbrojtja e Arsenalit nuk ishte gati. Humbja 2-1 nuk do të thotë fundi i botës për Arsenalin, por një hap prapa kualifikimit.
#