E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkurti mund të sjellë para te Partizani

Paratë janë problemi më
i madh i Partizanit, i cili
tashmë e ka zyrtarizuar praninë
e një krize të thellë financiare,
që po kërcënon edhe fatet e
skuadrës. Megjithatë, duket se
edhe për ta do të ketë një rreze
shprese. Ka qenë një burim
konfidencial pranë presidentit
të të kuqeve, Albert Xhani, ai
që ka pohuar "se muaji shkurt
mund të sjellë lajme të mira për
lojtarët e papaguar të Partizanit".
Sipas tij, presidenti Xhani, po
përpiqet fort që të sigurojë anën
financiare të mjaftueshme për
të paguar lojtarët e tij dhe besohet
se kjo mund të ndodhë në
muajin e ardhshëm. Por burimi
i mësipërm nuk ka preferuar
në asnjë moment të sqarojë
mënyrën se si pritet të ndodhë
një gjë e tillë, duke dhënë më
shumë detaje. Po ashtu mësohet
se menjëherë pas sigurimit të
fondit të caktuar, Xhani do të
nisë me likuidimin e pjesshëm të
lojtarëve. Ndërkohë, vetë Xhani
ka reaguar ashpër nëpërmjet
një deklarate për shtyp, ku theksonte
se në asnjë moment dhe
për asnjë arsye, nuk do të hiqte
dorë nga skuadra e Partizanit.
Këmbëngulja e madhe për të
qartësuar një pikë të tillë, si ajo
e dorëheqjes apo jo, Xhani e ka
dhënë si një përgënjeshtrim
për një lajm të publikuar në një
media shqiptare, se ai është larguar
nga drejtimi i klubit dhe në
vend të tij është vënë një tjetër
(emri i të cilit ende nuk është
bërë i njohur). Pasi ka garantuar
edhe një herë se "vetëm vdekja
më ndan nga Partizani, Xhani
ka denoncuar se mbi të po
ushtrohet presion nga njerëz të
veshur me pushtet, të cilët nuk
ngurron t‘i quajë madje edhe
"grabitqarë që mendojnë dhe
punojnë në prapaskenë që Partizanin,
ta fundosin dhe pastaj ta
‘kullufisin‘". Po ashtu presidenti
ka përsëritur në deklaratën e
djeshme, se i bën "thirrje investitorëve
që kërkojnë të vijnë dhe
të investojnë së bashku me të,
me rregulla loje të qarta dhe të
ndershme dhe jo me prapaskena
dhe me cinizëm".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›