Behu aktiv denonco dhunen nisin ne 25 nentor 16 ditet kunder dhunes

Tirane 23 nentor NOA - Behu aktiv denonco dhunen... Ky do te jete slogani i Diteve Nderkombetare Kunder Dhunes qe do zgjasin per 16 dite nga 25 nentori deri ne 10 dhjetor te organizuara nga shoqata Ne Dobi te Gruas Shqiptare.
Kjo fushate ndergjegjesuese do te marre jete te enjten e 25 nentorit ne sheshin perpara Parlamentit shqiptar ne oren 930 me nje proteste masive paqesore qe do ti kushtohet grave te vrara viktima te dhunes si dhe do te synoje te jete nje ze me shume per zbatimin e ligjit kunder dhunes ne familje.
Pergjate Diteve Nderkombetare Kunder Dhunes shoqata NDGSH do te zhvilloje nje sere aktivitetesh.
16 ditet kunder dhunes jane 16 ditet e aktivizmit te fushates kunder dhunes gjinore dhe perbejne nje fushate nderkombetare e cila ka origjinen e saj nga Instituti i Lidershipit te Grave ne Bote Womens Global Leadership Institute te sponsorizuar nga Qendra per Lidershipin Global te Gruas Center for Womens Global Leadership me 1991.
Pjesemarresit zgjodhen 25 nentorin si Diten Nderkombetare Kunder Dhunes ndaj Gruas dhe 10 dhjetorin si Diten Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut me qellim qe te lidhin ne menyre simbolike dhunen ndaj gruas dhe te drejtat e njeriut per te vene theksin ne faktin qe nje dhune e tille eshte dhunim i te drejtave te njeriut.
Kjo periudhe 16 ditore njekohesisht nenvizon data te tjera domethenese si 29 nentorin Dita Nderkombetare e Mbrojtesve te te Drejtave te Njeriut e te Gruas 1 dhjetorin Dita Boterore e Luftes Kunder Sides dhe 6 dhjetorin e cila perkujton pervjetorin e Masakres se Montrealit.
Fushata 16 ditore eshte perdorur si nje strategji e organizuar nga individe dhe grupe neper bote per te bere thirrje per eliminimin e cdo forme te dhunes ndaj gruas nepermjet ndergjegjesimit ndaj dhunes gjinore si nje e drejte njerezore ne nivel lokal kombetar dhe nderkombetar.
Qe nga viti 1991 rreth 1700 organizata ne 130 vende te botes kane marre pjese ne fushaten e 16 diteve kunder dhunes ndaj gruas.
mit/NOA