Shqiperia nen pushtetin e shiut
Furtuna me reshje te forta shiu pushtuan dje te gjithe vendin teksa qytetet bregdetare gjendeshin nen meshiren e stuhive dhe komunat fushore prane lumenjve nen pushtetin e ujit qe doli edhe ne rruget kombetare. Ora po shenonte 13.00 kur erresira e reve mbuloi vendin dhe vetem pas pak minutash kudo filloj stuhia e shoqerua me reshje.
Pasojat e kesaj stuhie vazhduan me ore te tera deri naten vone. Ne cdo qytet te Shqiperise u bllokua qarkullimi rrugor ndersa shume territore akse rrugore u permbyten. Furtuna shkaterroi shume tabela sinjalistike dhe catite e shume banesave ne jug e ne veri te vendit fluturuan ne ajer.
Vetetimat kercenuan tej forces se zakonshme por per fat nuk u regjistrua asnje shkarkim me pasoja ne njerez. Minutat pas stuhise filluan raportimet e para te shkaterrimeve dhe demeve ne rrethet e vendit. Lajmet me te frikshme vinin nga Vlora dhe Durresi. Ne portet e ketyre dy qyteteve puna u nderpre totalisht kurse rruget pushuan se funksionuari. Furtuna shkuli nga vendi cdo gje te brishte dhe te mbjelle apo vendosur rishtas. I mbijetuan forces se saj vetem pemet shumevjecare kurse qarkullimi rrugor u bllokua si me komande.
Ne Vlore shpejtesia e eres arriti rreth 25 m/s dhe tabelat e reklamave rane mbi automjetet e parkuara buze rruges. Cdo gje nisi te shkaterrohej sa hap e mbyll syte. U prishen fasadat dhe u thyen xhama lokalesh e dyqanesh e deti shkoi deri ne 8 balle.
Nga Durresi mberrinin lajme po aq te frikshme. Ne qytetin e Lushnjes argjinaturat u cane dhe per pasoje tri komuna u permbyten perfundimisht dhe uji doli ne autostrade. Ne oret e mbremjes situata ne rrethin e Lushnjes ishte vertet alarmuese. Por ndersa ne kete qytet lajmet tregonin per emergjence Berati dhe Fieri perjetonin te njejtin fat.
Edhe ne Sarande moti i keq pezulloi punen per tragetet. Tragetet e linjes Sarande-Korfuz nuk kishin dale ne det ndersa ne port nuk u ankorua asnje mjet. Mot te keq raportuan korrespondentet edhe ne disa rrethe te tjera por per fat permasat e demeve ishin me te pakta. Por ky lajm nuk ishte aspak qetesues ndersa ne Durres situata shenonte kufijte e alarmit.
Niveli i ujit ne kete territor shkoi rreth 1 meter dhjetera shtepi shkolla dhe toka u permbyten. Ne Shkozet Plazh ish-Kenete dhe ne Spitalle te Durresit cdo gje u paralizua. Disa lagje te qytetit pushuan se jetuari per ore te tera. Stuhia per disa ore tregoi forcen dhe egersine e saj si per ta thene qe me natyren nuk behet shaka.