Moti i keq probleme me tragetet dhe peshkarexhat
Moti i keq me shi dhe stuhi prej disa oresh ka sjelle probleme ne zonat portale deklaruan dje per standard burime nga Kapiteneria e Porteve Shqiptare. Si pasoje tragetet e linjave Bari-Durres po shenojne vonesa ne mberritje ne portin me te madh te vendit. Era me drejtim nga juglindja dhe me shpejtesi deri ne 35 metra ne sekonde e ka veshtiresuar perseri lundrimin e trageteve drejt Durresit shtuan burimet e kapitenerise sipas te cilave anijet tregtare qe ndodhen ne rade dhe ne basenin portual kane pasur shqetesime te vogla. Temperaturat e ajrit kane shenuar nje renie tjeter gjate nates dhe ne mesdite temperatura nuk e kaloi kuoten e 18 gradeve celsius. Reshjet e shiut kane shoqeruar me nderprerje te perkohshme situaten meteorologjike dje ne Durres ndersa burimet e Kapitenerise se Porteve deklaruan se moti i keq do te jete i pranishem ne rajonin detar te pakten edhe 5 dite te tjera. Nderkaq motopeshkatoret nuk jane lejuar te dalin ne gjueti qe nga mengjesi i se henes per shkak te detit te trazuar me force 6-7 balle jashte Gjirit te Durresit - thane burimet e Kapitenerise se Portit. Por edhe gjate dites marte e ne vazhdim ne Gjirin e Durresit do te mbizoterojne reshjet e vazhdueshme te shiut. Moti do te karakterizohet edhe nga era e forte dhe vlera ne renie te temperaturave. Kjo ka bere qe te perkeqesohen edhe kushtet e lundrimit per te gjitha llojet e mjeteve. Nje dite me pare Kapiteneria e Portit paralajmeroi ekuipazhet e mjeteve lundruese te marrin masa per te parandaluar cdo situate qe mund te shkaktohet nga kushtet e perkeqesuara te motit. Kurse nga Vlora tragetet e linjes detare me Brindisin nuk u lejuan te niseshin dje nderkohe qe edhe neser gjithcka do te varet nga ecuria e kushteve te motit ne vazhdim. Burime te Kapitenerise se Portit bene te ditur se nga e marta era do te fryje ne drejtimin jug-jugperendim me shpejtesi nga 8-10 m/s deri 16-18 m/s ne afersi te bregut te detit. Temperaturat e ajrit do te arrijne vlerat maksimale ne 18-20 grade celsius dhe ato minimale ne 10-12 grade celsius. Valezimi ne hapesiren detare brenda Gjirit te Vlores do te arrije ne 3-4 balle dhe ne det te hapur 7 balle.