Behxhet Pacolli zgjidhet president i Kosoves

Deputetet e parlamentit te Kosoves me shumice te thjeshte zgjodhen te marten presidentin e Kosoves Behxhet Pacollin. Presidenti i sapozgjedhur i Kosoves Behxhet Pacolli dha betimin para deputeteve duke thene se do te punoje per ruatjen e sovranitetit dhe integritetit te Kosoves.
Pacolli betohet per ruajtjen e teresise territoriale te Kosoves
Betohem se tere fuqine time do tia kushtoj ruatjes se teresise sovranitetit dhe integritetit territorial te Republikes se Kosoves sigurimit dhe lirive te te drejtave njerezore te qytetareve te Kosoves respektimit dhe mbrojtjes se Kushtetutes dhe ligjeve te Kosoves ruajtjes sepaqes dhe mireqenies te te gjithe qytetareve te Kosoves dhe me ndergjegjje dhe pergjegjesi do ti kryej te gjitha detyrimet e mia tha Behxhet Pacolli.
Kandidati per president te Kosoves Behxhet Pacolli ne dy raunde te votimit ne parlament nuk e mori numrin e mjaftueshem te votave per tu zgjedhur president sepse per kete nevojiteshin te pakten 81 vota apo dy te tretat e deputeteve. Ne salle ishin vetem 67 deputete pasi qe tri partite politike opozitare leshuan sallen. Ne raundin e pare te votimit Behxhet Pacolli mori 54 vota per 11 kunder dhe ishin dy abstenime. Ne raundin e dyte zoti Pacolli mori 58 vota pro 7 kunder dhe dy abstenime. Para se te filloje raundi i trete i votimit PDK kerkoi pese minuta pauzeper nje konsultim te brendshem mirepo kjo u kundershtua nga drejtuesi i seances Jakup Krasniqi i cili tha se kjo pauze eshte antikushtetuese.
Krasniqi nderprerja e procesit te votimit shkelje e Kushtetutes
Une po jap pese minuta pauze por ta dini qe kjo eshte shkelje e Kushtetutes dhe e rregullores se punes se kuvendit. do ndryshim i rezultatit eshte i papranueshem dhe eshte thjeshte presion mbi deputetet tha kryetari i kuvendit Jakup Krasniqi i cili vjen nga Partia Demokratike e Hashim Thacit. Pauza zgjati 45 minuta dhe kjo ndryshoi rezulatin dhe ne raundin e trete Behxhet Pacolli u zgjodh president i Kosoves.
Pika e dyte e rendit te dites ne seance ishte zgjedhja e qeverise se Kosoves me kandidatin per kryeminister Hashim Thaci. Hashim Thaci dhe kabineti i tij qeveritar poashtu moren nje shumice te thjeshte 65 vota per dhe nje kunder.
Thaci zotohet se do tu sherbej te gjithe qytetareve te vendit
Kryeministri i rizgjedhur Hashim Thaci para deputeteve tha Une zotohem se do tu sherbej te gjithe qytetareve te vendit do te kem bashkepunim te ngushte ne interes te vendit me te gjitha partite politike shoqerine civile dhe me te gjithe faktoret relevante te shoqerise kosovare tha kryeministri Thaci.
Kabineti i ri qeveritar me kryeminister Hashim Thaci do te kete 16 ministri. Kryeministri Thaci do te kete pese zevendeskryeministra.
Zevendeskryeministrat ne qeverine Thaci
Hajredin Kuci
Mimoza Kusari
Bujar Bukoshi
Edita Tahiri
Sllobodan Petroviq.
Ministrat ne kabinetin e qeverise Thaci
Minister i Drejtesise Hajredin Kuqi
Minister i puneve te Brendshme Bajram Rexhepi
Minister i Jashtem Enver Hoxhaj
Ministre e Integrimeve Vlora Qitaku
Minister i Financave Bedri Hamza
Minister i Forces se Sigurise se Kosoves Agim Ceku
Minister i Bujqesise Blerand Stavileci
Minister i Rinise dhe Sporteve Memli Krasniqi
Minister i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Dardan Gashi.
Minister i Punes dhe mireqenies Sociale Nenad Rashiq
Ministre e Tregtise dhe Industrise Mimoza Kusari Lila
Minister i Arsimit Rame Buja
Minister i Shendetesise Ferid Agani
Minister i Adminisrates Publike Mahir Jagxhillar
Minister i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj
Minister i Transportit Fehmi Mujota
Qysh ne fillim te seances kandidatura e Behxhet Pacollit hasi ne kundershtimin e partive opozitare te cilat nuk deshen te jene pjese e votimit per president. Pra LDK Levizja Vetvendosja dhe AAK leshuan sallen e kuvendit. LDK partia me e madhe opozitare tha se partia e tij kerkon qe te kete nje marreveshje politike deri ne mbajtjen e zgjedhjeve te reja.
Deri ne zgjedhjet e ardhshme te behet regjistrimi i popullsise te caktohen lista e zgjedhesve te ndryshohet sistemi zgjedhor te ndryshohet ligji zgjedhor dhe te ndryshohet Kushtetuta e Republikes se Kosoves tha Ismet Beqiri.
Edhe Levizja Vetvendosja u shpreh kunder kandidatures se Behxhet Pacollit per president sepse sipas tyre zoti Pacoli dhe partia e tij nuk kane kundershtuar planin e Marti Ahtisarit plan ky te cilin Vetvendosja e Kundershton.Visar Ymeri eshte nga Levizja Vetvendosja.
Behxhet Pacolli dhe partia e tij gjate tere legjislatures se kaluar ka funksionuar me shume si sherbim i Hashim Thacit dhe i qellimeve te tij politike sesa si opozite cfare formalisht ishte thote Visar Ymeri.
Te njejtin qendrim e mbajti edhe partia tjeter opozitare AAK e cila nuk mori pjese ne seancen per zgjedhjen e presidentit ku sipas Adrian Gjinit kjo parti nuk e sheh zotin Pacolli si figure unifikuese cfare duhet te jete presidenti i Kosoves.
Nuk mendojme se eshte ne interes te vendit qe nje gje e tille te ndodhe dhe po ashtu mendojme se Kosova ka zgjidhje kushtetuese per te dale nga kjo situate. Perfundimisht ne si deputete te AAK-se dhe qytetareve te Kosoves nuk deshirojme te jemi deshmitare te nje marreveshje te tille dhe te nje qeverisje te tille thote Adrian Gjini.
Sidoqofte pas me shume se tre muajsh Kosova ka serish institucionet e saj qendrore qeverine me kryeminister Hashim Thacin i cili fitoi nje madat te dyte dhe presidentin Behxhet Pacolli.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Angjelina Verbica
Angelina Verbica