Marredheniet evropiane-izraelite ne sfondin e trazirave ne boten arabe

Izraeli druhet se ne vend te demokracise ne rajon mund te fitojne ndikim regjimet islamike. Arsye e mjaftueshme kjo per ministrin e Jashtem izraelit Avigdor Lieberman per te biseduar me homologet e tij ne BE. Lieberman u takua te marten 22.2. ne Bruksel me ministrin e Jashtem hungarez Janos Martonyi per presidencen e Keshillit te BE dhe me Stefan Fle i cili si komisioner evropian per politiken rajonale eshte pergjegjes edhe per marredheniet me Izraelin.
Lieberman Trazirat nuk kane te bejneme bllokimin e procesit te paqes
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri Jashtem izraelit Lieberman
lironi Palestinen Izraeli eshte nje shtet aparteidi Me keto thirrje u prit ministri i Jashtem izraelit Avigdor Lieberman ne sallen e shtypit para se forcat e sigurimit te merrnin me vete personin qe therriste. Por edhe me vone atmosfera mbeti e tensionuar. Per presidencen hungareze te BE ministri i Jashtem Janos Martonyi beri nje lidhje ndermjet kryengritjeve ne boten arabe dhe procesit te paqes ne Lindjen e Mesme Ndryshimet dramatike dhe destabilizimi rajonal si rezultat i tyre i ben me te rendesishmem dhe me urgjente se kurre perparimet ne procesin e paqes. Ne te gjithe duhet ta kuptojme se koha nuk pret.
Lieberman mohoi megjithate se revolucionet nuk kane te bejne me bllokimin e procesit te paqes por me varferine dhe mjerimin ne vete vendet arabe. Izraeli eshte megjithate gjithmone i gatshem te bisedoje me palestinezet ai deshiron qe BE te perpiqet te ule palestinezet ne tryezen e bisedimeve. Fundja ne te gjithe rajonin BE mund te mbeshtetet vetem te Izraeli tha Liebermann. Izraeli eshte partneri i vetem strategjik i BE ne rajonin tone sepse bashkepunimi yne nuk eshte i bazuar vetem ne interesat e perbashketa ekonomike dhe te sigurise por edhe ne vlerat e perbashketa. Ne kemi te njejtat pikepamje dhe vlera. Kjo eshte baza e marredhenieve tona te ngushta.
BE i cek me shume kujdes problemet
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Demonstrues te Hisbollahut dhe Hamasit ne Bejrut
Perfaqesuesit evropiane duhet ta kene ndjere veten pak te influencuar sepse ka diferenca te rendesishme me Izraelin sidomos ne ceshtjen e ndertimit te ngulimeve. Por nuk pati nje here kundershtim. Komisioneri i BE Stefan Fle qe eshte pergjegjes per politiken e fqinjesise dhe marredheniet me Izraelin i ceku ne menyre shume te kujdesshme problemet. Ne biseduam per zhvillimet e brendshme per te drejtat e njeriut si per mbrojtjen e popullit palestinez respektimin e se drejtes nderkombetare dhe per te drejtat e femijeve. Mbi te gjitha shpresojme per progres ne permiresimin e gjendjes ekonomike dhe sociale te minoritetit arab.
Izraeli ndjehet i kritikuar padrejtesisht
Ishte pastaj nje gazetar qe e akuzoi Izraelin se mban te pushtuar ne menyre te paligjshme toke palestineze Lieberman tha Izraeli eshte terhequr deri ne milimetrin e fundit nga Libani i Jugut. Si rezultat ne nuk kemi paqe dhe siguri por qe Hisbollahu rri tani ne jug te Libanit. E njejta gje thuhet per Rripin e Gazes. Ne kemi shperngulur me shume se 10.000 hebrej qe andej dhe si rezultat Hamasi ka pushtetin tani atje dhe qe atehere jemi qelluar me me shume se 12.000 raketa.
Lieberman u tregua i qete ne lidhje me trazirat perreth vendit te tij. Izraeli eshte i gatshem per te bashkepunuar me cdo vend dhe qeveri te rajonit. Por Izraeli shpreson qe vendet do tu permbahen marreveshjeve te arritura. Fjala eshte ne rradhe te pare per marreveshjen e paqes me Egjiptin.
Autor Christop Hasselbach/Angjelina Verbica
Redaktoi Eliana Xhani