Libi u urdheruan te sulmonin Bengasin dezertojne

Dy anije ushtarake libiane kishin marrë urdhër të bombardonin Bengasin nga deti, por kanë dezertuar dhe tashmë gjenden në brigjet e Maltës.
Lajmin e kanë bërë të ditur burime malteze të cituara nga televizioni arab Al Jazira.
Anija e parë me 200 marinarë në bord është sinjalizuar në ujërat malteze dje pasdite.
Në anijen tjetër, sipas Al Jazira, janë parë marinarë që kanë hedhur armët në det.