E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia reagon për ndërtimin e kishës në Shkup

Pas përplasjes se dhunshme mes tubuesve shqiptare dhe atyre maqedonas lidhur me ndërtimin e një kishe ne kalanë e Shkupit, ka reaguar edhe pala turke. Përmes një deklarate, lëshuar nga ministria e jashtme e Turqisë, thuhet se duhen shmangur tensionet etnike e ruajtur trashëgimia kulturore. ?Vendimi i qeverise se Maqedonisë për te ndërtuar kishe-muze ne kalanë e Shkupit ne pjesën me te dukshme te saj, do te shkaktoje tensione serioze ne shoqëri. Turqia i kushton rendësi te veçante ruajtjes dhe mbrojtjes se trashëgimisë kulturore te periudhës osmane? - thuhet ne deklarate. Prej dy javësh, tensionet etnike mes shqiptareve e maqedonasve kane qene te larta. Lidhur me dhunën e ushtruar ka patur edhe një reagim te Brukselit, qe i kërkoi qeverise te shmang problemet mbi baza etnike.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›