E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Bëj jetë të zakonshme”

Fituesja e çmimit Oskar Rachel Weisz “bën një jetë të “zakonshme”.

Aktorja, e cila ka një djalë tre vjeçar, që quhet Henry, me të fejuarin e saj regjisorin Darren Aronofsky — ka pranuar se në shtëpi bën një jetë të zakonshme pavarësisht se është pjesë e shumë shkrimeve rozë.

“Natyrisht”, tha ajo, “bëj një jetë të zakonshme dhe vishem thjesht sa herë eci në tepihun e kuq dhe nuk bëj jetë nëpër hotele sikurse yjet e tjera”.

“Nuk punoj në fabrikë. Por, e dërgoj Henry’in në shkollë, e marrë dhe përpiqem që të jemi sa më shumë bashkë. Jam e interesuar për të bërë një jetë të zakonshme”.

Aktorja britanike ka pranuar se ajo e do aktrimin sepse gjithmonë ka marrë pjesë në projekte të reja që kanë qenë risi për të gjithë.

“Kjo është gjëja që e bën aktrimin të bukur”, tha ajo. “Nuk mund të imagjinoj se do të ngopem me profesionin. Është sikurse problemet matematikore që kërkojnë zgjidhje. E unë jam ajon që duhet t’i zgjidhi ato”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›