E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boyle ende pret “princin” e saj

Këngëtarja e pamartuar Susan Boyle është ende e fortë dhe ende pret për të gjetur mashkullin e saj të ëndrrave duke insistuar se “ditëve në vijim princi i saj do të paraqitet”.

Super ylli skocez (49) beson se ajo shumë shpejt do të bëhet më të dashur.

“Ende po kërkoj”, tha Boyle, në një intervistë për emisionin e TV Australia, “60 Minutes”. “Një ditë princi i im do të vij. Por kurrë nuk i kam pasur gjërat kaq mirë. Absolutisht ndihem mirë për momentin”, tha ajo.

“Të qenit e famshme ju vë paksa në siklet sepse nuk jemi mësuar. Duhet të mësoj të jem ndryshe. Njerëzit ju njohin në rrugë. Në fillim nuk kam mund të jem vetja. Ende mendoj të zë autobusin dhe ende kam biletë mujore të tij. Kjo është një logjik e thjesht. Nëse nuk ecni duhet të hipni në autobus!”, tha në fund ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›