E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nuk kërkoj falje për të kaluarën”

Këngëtari Boy George ende nuk është në gjendje që të kërkoj falje për veprimet e tija në të kaluarën.

Këngëtari – i cili ka kaluar katër muaj në burg vitin e kaluar për shkak të abuzimit të një mashkulli – ka thënë për media se gjithmonë i është kërkuar nga ai për të kërkuar falje për të kaluarën por tani ndihen se ai ka paguar për veprimet e tij.

“Mendoj se kemi të bëjmë me moral të tmerrshëm”, tha ai për “The New Review”. “Tashmë jam dënuar. Kam paguar atë që është dashur. Pse duhet që edhe të tjerëve t’i kërkoj falje për veprimet e mija?”.

Ish frontmeni i grupit “Culture Club” po ashtu ka thënë se ai ka marrë reagime shumë të mira nga publiku gjatë kohës sa ka qenë në burg në maj të vitit 2009.

Qëkurse kam dalë, kam përjetuar vetëm gjëra të mira, të gjithë me kanë respektuar nga portieri i hotelit deri tek vozitësi i taksit”, tha ai.

“Askush nga unë nuk pret kërkim falje. Ata të gjithë janë të lumtur sepse jam kthyer. Kjo me ka bërë të mendoj se njerëzit kujdesen për muaj. Para se të më pyesni si ndihem atëherë, po, ndihem mirë me rikthimin tim”, tha në fund ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›