Holyfield, kampion me 47 vjet

Evander Holyfield ndali Frans Bothan në raundin e tetë dhe fitoi titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë të versionit WBF në Las Vegas, të shtunën mbrëma. Kjo ishte përballja e parë pas 16 muajve për katër herë kampionin e botës.
Holyfield 47 vjeç e rrëzoi Bothan (41) me një goditje të fortë me të djathtën në fillim të raundit të tetë. Edhe pse kundërshtari nga Afrika e Jugut arriti të ngrihej në këmbë, gjyqtari Russen Mora e ndërpreu meçin. Holyfield kishte qenë në disavantazh me pikë te dy gjyqtarë 76-66 ndërsa i treti 69-64 për amerikanin.
Holyfield ka thënë se do të kërkojë luftëra për tituj të tjerë. “Dua të bëhem kampion absolut në kategorinë e rëndë”, tha ai. Kjo ishte fitorja e 43-të në karrierën e Holyfieldit, i cili ka pësuar 10 humbje.