E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamers: Kosova ka nevojë për NATO-n

Kryetari i Kuvendit Parlamentar të NATO-s, Karl lamers, tha se aleanca ushtarake duhet të mendohet mirë për planet për tërheqje nga Kosova.
Duke folur në konferencën vjetore të Kuvendit Parlamentar të NATO-s që mbahet në Bukuresht, Lamers tha se NATO duhet të qëndrojë në Kosovë edhe për një kohë, që t’i ndihmojë stabilitetit që është i domosdoshëm për rajonin dhe për NATO-n.
Në fjalimin e tij hyrës ai ka theksoi se është në interes të NATO-s ndërtimi i shoqërive multietnike, i konsolidimit të shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit dhe rivitalizimit ekonomik në Kosovë.
“NATO duhet të mendojë dy herë për planet e tërheqjes nga Kosova, mu për shkak të problemeve në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Lamers, për agjensitë rumune të lajmeve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›