Beja: Anëtarët e gjykatës, "Jo" me 84 vota
Për aq kohë sa presidenti zgjidhet me 71 vota, nuk mund të pretendohet anëtarët e gjykatave të zgjidhen me 84. Ka qenë ky komenti i deputetit demokrat Fatos Beja mbi kërkesën e selisë rozë për të ndërhyrë në Kushtetutë dhe shtuar votat që nevojiten për të miratuar anëtarët e gjykatës së lartë dhe asaj kushtetuese.
"Të mbrohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe ky është mendim i cdo deputeti, i cdo njeriu që respekton Kushtetutën, ligjin funksionimin e institucioneve. Nje propozim që është në kundërvënie me nenin 81 të Kushtetutës, si presion për të marr pjesë në Parlament absolutisht nuk mund të gjejë një mbështetje", tha Fatos Beja.
Megjithatë deputeti demokrat i kërkon socialistëve të përdorin kartonat e tyre në këtë votim. "Pjesëmarrja e opozitës në Parlament është detyrë e saj, rrjedh nga Kushtetuta, duhet të vijë aty, të mbrojë ligjet që ajo mendon që janë të mira për vendin, ose të kundërshtojë ligjet. Por nuk mund të vësh kusht që unë vij në Parlament në qoftë se ti më jep mua gjëra të cilat nuk mi jep Kushtetuta", tha Beja.
Një ditë më parë sekretari për cështjet ligjore në Partinë Socialiste kërkoi që anëtaret e Kushtetueses dhe gjykatës së Lartë të mos miratohen me shumicë të thjeshtë por me 3/5 e votave.
Elona Gjylmi < I mëparshmi