Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese, Berisha: Emërimet, atribut i Topit
Kryeministri Berisha ka reaguar lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Shefi i qeverisë u shpreh se procedura është transparente dhe përzgjedhja e kandidaturave është atribut i presidentit Bamir Topi. Sipas Berishës, në Shqipëri është konsoliduar një traditë e mirë për emërimin e gjyqtarëve në këto dy gjykata të rëndësishme të vendit.
"Eshte atributi i presidentit të republikës. Presidenti ka hapur një procedurë ka thirrur një komision, ka marr një numër kandidaturash, gjëja më normale. E kam mbrojtur me sinqeritet këtë standard, i cili gjykoj unë është në interesin më të mirë të pavarësisë së sistemit gjyqësor, nëse presidenti ka të drejtën e përzgjedhjes dhe këtë ia ka dhënë kushtetuta, sepse përndryshe do ishte më e vështirë pavarësia, parlamenti ka të drejtën e pëlqimit, por të gjitha këto janë shumë herë më të mira se sa procedurat vesh më vesh, apo prapa kuintave", eshte shprehur Berisha.
ALSAT < I mëparshmi