E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transmetimet dixhitale më 2012

Shqiperia sysnon te respektoje kerkesat e Komisionit Europian qe parashikojne kalimin nga transmetimet analoge ne ato dixhitale brenda fundit te vitit 2012. OSBE mblodhi ne nje takim te vecante te gjithe drejtuesit e mediave elektronike ne vend per te diskutuar pikerisht ne nevojen e pershpejtimit te punese ne kete drejtim.

"Duhet te percaktojme dhe daten finale te kalimit nga analogu ne dixhital dhe kjo do te thote qe ne menyre te percaktuar ajo qe ofron KKRT eshte ecuria ne ishuj dixhital ne nje afat te shkurter, te do te kalohen dhe do te lirohen frekuencat e tjera tashme te zena nga analoget. Eshte nje vendim qe duhet marr, eshte nje vendim qe duhet ta respektojme", tha Genc Pollo, minister i Teknologjise dhe Inovacionit.

"Komisioni parlamentar per edukimin dhe mjetet e informimit publik ne Kuvend po punon mjaft intensivisht me projektligjin per transmetimet me ze dhe figure ne republiken e Shqiperise. Projektligj, ne te cilin nje vend te rendesishem do te zere edhe procesi i kalimit ne transmetimet numerike. Miratimi i strategjise se transmetimeve dixhitale qe do te percaktonte te tjera jo vetem objektivat konkrete dhe rruget e arritjes se tyre por dhe ndryshimet e nevojshme ne kuadrin ligjor qe rregullon procesin e dixhitalizimit kerkon qe procesi i reformes ligjore ne fushe te jete i mirekoordinuar me kete strategji te miratuar", tha Endira Bushati, kryetare e KKRT-se.

Ndersa nenkryetari i komisionit te medias ne Kuvendin e Shqiperise Mark Marku tha se eshte e nevojshme qe ne hartimin e cdo nisme ligjore per te permiresuar funksionimin e medias elektronike ne vend te behet gjithmone ne bashkepunim me grupet e interesit.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›