Ngërçi politik, Montobio: Të gjendet zgjidhja brenda 10 majit
Bashkimi Europian i kerkon Shqiperise qe brenda dates 10 maj te gjeje nje zgjidhje per ngercin politik perndryshe situata aktuale do te ndikoje seriozisht integrimin e vendit tone ne be. Paralajmerim u dha nga ambasadori i spanjes Manuel Montobi ndersa paraqiti ne pasditen e te martes, raportin tre mujor te punes se bere nga vendi ne presidencen e radhes te BE-se...
“Në situatën aktuale politike është e nevojshme që të shmangen përplasje të tjera pasi kjo mund ta rëndojë më tej situatën. Ne presim fakte dhe jo fjalë. Nepresim që kjo situatë të kapërcehet dhe kujtojmë që afati për të realizuar këtë është 10 maji, ditë në të cilën zhvillohet takimi i këshillit të Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, dhe më herët në 4 maj kur është dhe takimi ndërparlamentar mes Shqipërisë dhe BE. Ne duam fakte dhe jo fjalë që të na lejojë neve të fokusohemi në axhendën konkrete të integrimit”, tha Manuel Montobio, ambasador i Spanjes, Tirane.
Montobio perseriti edhe njehere qendrimin e BE-se se parlamenti eshte vendi i vetem per zgjidhjen e ngercit politik duke vene theksin te parimet kryesore te demokracise...
“Në shoqëritë demokratike parlamenti është vendi i dialogut dhe i zgjidhjessë mosmarrëveshjeve. Ne i kërkojmë drejtuesve politike shqiptarë që të vlerësojnë rezultatet e dialogut në shërbim të integrimit të vendit. Funksionimi i Parlamentit është i rëndësishëm për të treguar maturinë e klasës politike dhe për ndërmarrjen e reformave të rëndësishme. Ne kërkojmë që aktorët kryesor politikë të zhvillojnë një dialog politik konstruktiv, pasi kjo i shërben funksionimit normal të institucioneve demokratike. Sa i përket zgjidhjes ne përsërisim se ajo duhet të vijë nëpërmjet dy parimeve, respektimi i kushtetutës dhe transparencë”, vijoi Montobio.
Persa i perket ceshtjes se vizave, Montobio deklaroi se ky proces eshte në rrugë e sipër bazuar në kushtet teknike, i cili ka marr vlerësimet e para dhe do të pasohet nga hapa të tjerë të përcaktuar institucionalisht.
Bledian Koka Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 28 prill 2010 ) < I mëparshmi