E Diel, 1 Nëntor 2026

Kacin: Heqja e vizave, nuk është përparësi kryesore për Shqipërinë

Eurodeputeti slloven, Jelko Kacin thotë se për Shqipërinë duket se liberalizimi i vizave nuk është përparësia kryesore. Në një intervistë për BBC-në, europarlamentari Kacin u shpreh se përplasja politike në Shqipëri po e pengon imazhin e vendit dhe në Bruksel po vjen mesazh shumë i gabuar nga Shqipëria.

"Duket se liberalizimi i vizave nuk është përparësia kryesore, megjithëse qeveria po bën më të mirën, por nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka perceptimin e vet të dimanizmit të ndryshimeve pozitive në Shqipëri. tashmë po e pengon imazhin e Shqipërisë, sepse duket qartë se disa forca politike do të dëshironin ta përdornin rastin e liberalizimit të vizave për të luftuar, ose koalicioni ose opozita, kushdo qoftë. Kjo përplasje po thellohet dhe nuk po kapërcehet, dhe siç e thashë, kjo dërgon një mesazh shumë të gabuar", tha Kacin.

Anisa Braho < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›