E Diel, 1 Nëntor 2026

Beja: Javën e ardhshme librat shkollorë në treg

“Shpërndaraja është organizuar sipas një skeme produktive, ku do të lidhen shkollat me libraritë përkatëse pranë tyre, në mënyrë që prindërit të mos presin në librari për të marrë tesktet. Kjo bën që dhe sivjet çdo prind do të gjejë në shkollë listën e teksteve që do ti duhet çdo fëmije në çdo vit të  arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm", tha Beja.  Këtë vit nxënësit do të kenë edhe tekste që përdoren nga vende të Evropës, ndërkohe që çmimi i tyre do të jetë shume i ulët krahasuar me atë që varion në tregjet euroipane.

 "Këto janë tekste evropiane, të BE-së, janë tekste 10 herë më shtrenjtë në ato vende. Janë tekste që varjojnë nga 20, 25, 30 euro. Në Shqipëri në arritëm në saje të bashkëpunimit të frytshëm në dy euro", vijoi Beja. Skema e subvencionit të teksteve nga qeveria do te jetë e njejtë me vitin e kaluar. Të gjithë prindërit do të kompensohen në masën 50%.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›