ISHP: Mund të jenë 13 të prekur me virusin A (H1N1)
Të dhënat nga ISHP tregojnë se numri i rasteve të mundshme është shtuar nga 5 në 13, 8 prej të cilave janë paraqitur me shenja të sëmundjes menjëherë pas kthimit nga jashtë vendit (Mbretëria e Bashkuar dhe Rumania), 5 raste nuk referojnë udhetime jashtë vendit, apo lidhje epidemiologjike që të faktojë rrugën e infektimit, ndërsa 3 raste janë identifikuar jashtë Tiranës (Vlorë, Lushnje dhe Sarandë nga 1 rast).
Ndërkohë, deri tani në vend janë marrë 239 monstra për analiza për virusin A (H1N1), nga të cilat 111 janë marrë nga Spitali Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, 52 në Spitalin Pediatrik, si dhe nga spitalet në Vlorë, Durrës, Fier, Devoll, Sarandë, Shkodër, etj. Numri më i madh i mostrave është marrë në pacientë të moshës 15-61 vjeç.
Të gjitha rastet paraqitin kuadër klinik të lehte. Shenjat e shfaqura ishin temperatura nën 38 gradë celcius, dhimbje koke, dhimbje fyti, kolle, dhimbje muskulare dhe lodhje. Vetem dy raste të mundshme paraqisnin shenja klinike, për të cilin u gjykua shtrimi ne spital dhe vetëm për 1 rast u fillua trajtimi i menjëhershëm me antiviralin Tamiflu. Të gjitha rastet e tjera nuk kanë patur komplikacione dhe nuk janë shtruar ne spital. Izolimi i tyre është kryer në kushtet e shtëpisë.
Sipas ISHP, 2 raste jane trajtuar në kushte ambulatore dhe nën mbikëqyrjen e mjekut me Tamiflu.ISHP sqaron se raste të konfirmuara janë ato të cilat kanë plotësuar përkufizimin e rastit dhe janë konfirmuar të infektuar me virusin e gripit pandemik A(H1N1) në laboratorin e referencës për Europën Juglindore në Bukuresht (Rumani). Ndërsa, raste të mundshme janë të gjitha rastet, të cilat kanë plotësuar përkufizimin e rastit dhe janë konfirmuar të infektuar me virusin e gripit A në laboratorin e Virologjisë pranë ISHP. Raste të dyshimta janë të gjitha rastet që plotësojnë perkufizimin e rastit.
Çdo ditë në ISHP përpunohen mostra të rasteve të dyshuara nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit. Laboratori i virologjisë është pjesë e rrjetit europian të survejancës së gripit dhe raporton çdo javë pranë këtij rrjeti. Aktualisht në këtë laborator po analizohen mesatarisht mbi 30 mostra çdo javë. ISHP sqaron se të gjitha rastet e mundshme të identifikuara me Virusin e Gripit A trajtohen njësoj si A(H1N1) nga pikpamja e ndjekjes dhe kontrollit.